Pritet të bëhen me shtëpi të reja 9 familje nga Komuna e Shtimes
Njoftimi i plotë nga kryetari Aliu:
LAJM FANTASTIK 9 familje do të bëhen me shtëpi të reja para këtij dimri
Sot patëm kënaqësinë që bashkë me drejtuesin e respektuar të Shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Hoxhën Halil Kastrati t'ua kumtojmë lajmin 9 familjeve të përzgjedhura me kushte të vështira ekonomike se do t'ua ndërtojmë shtëpitë e reja.
Është gëzim i pamasë yni që do ta kemi mundësinë si Komunë të participojmë në këtë iniciativë fisnike dhe të ndikojmë në rritje të mirëqenies së qytetarëve tanë.
Falënderim i përzemërt për Shoqatën "Jetimat e Ballkanit" për kontributin e tyre në ndërtimin e 9 shtëpive deri në muajin tetor nga gjithsej 30 shtëpi që do të realizohen në tërësi të projektit të bashkëpunimit mes institucioneve tona.