Pritet të fillojë procesi i digjitalizimit të arkivit të Komunës së Shtimes
Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Valon Januzi bëri të ditur sot se së shpejti do të fillon procesi i digjitalizimit të arkivit të Komunës së Shtimes. Ai tha se duke e bërë arkivën e Komunës digjitale, mund të lehtësohet përpunimi i informacionit, lehtësohet qasja e qytetarëve dhe ndihmohet në mbajtjen dhe rregullimin e dokumentacionit me më shumë efikasitet. “Përmirësimi i qasjes në dokumente si dokumente të brendshme, strategji komunale, rregullore, vendime, kontrata, regjistra të ndryshme, leje ndërtimi, etj., në një format digjital, mundëson një administratë më transparente dhe efikase”, tha drejtori Januzi.
Digjitalizimi i arkivit të Komunës së Shtimes gjithashtu do të ndihmon në rritjen e sigurisë dhe ruajtjes së informacionit, duke e bërë atë më të rezistueshëm ndaj dëmtimit fizik ose humbjes së të dhënave. Pra, një strategji e mirëfilltë për digjitalizimin e arkivit komunalë kërkon përdorimin e teknologjisë së duhur, sigurinë e të dhënave dhe standarde të qarta për ruajtjen e tyre. Kjo do të ndikoj në nxitjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.