QKMF në Shtime pranon automjet të ri për shërbime shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë
ShtimePostuar: 17:42 / 08.11.2023
Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu tha se ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Shtimes me Ministrinë e Shëndetësisë dhe për këtë donacion, kryetari Aliu ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës, Faruk Beqa që ishte sot në Prishtinë për të pranuar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Z. Berisha këtë donacion. Nënkryetari Beqa ka falënderuar zëvendësministrin Berisha dhe tha se automjeti “Peugeot” do të shfrytëzohet vetëm për nevoja dhe aktivitete të shërbimeve shëndetësore si për vaksinim, për vizita në shtëpi, nëna dhe fëmijë, paliacioni dhe shërbime tjera sipas nevojës.