Rashinca së shpejti me shtigje për çiklizëm, ecje dhe ndriçim publik
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Shtigje për çiklizëm, ecje dhe ndriçim publik në Rashincë.
Me zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku dhe bashkëpunëtorë sot pamë nga afër fillimin e punimeve të projektit të rregullimit të shtigjeve të çiklizmit, ecjes dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj në fshatin Rashincë.
Kostoja investive është 90 mijë euro dhe mënyra e realizimit është bashkëparticipim së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, që kontribuon me 50 mijë euro, ndërkaq nga Komuna jonë është 40 mijë euro.
Kjo është dëshmi e përkushtimit për bashkëpunim në realizim të projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë dhe që përmirësojnë cilësinë e jetesës së tyre, për çfarë jemi vazhdimisht të angazhuar për ta çuar besimin e tyre në vend.