Rrënohen furrat e gëlqerës në Dugë dhe Karaqicë

ShtimePostuar: 15:20 / 22.09.2023

Për ta çrrënjosur këtë dukuri shumë të dëmshme për njerëzit dhe natyrën në përgjithësi, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes së bashku me inspektorë komunalë dhe të ndihmuar nga Policia e Kosovës, sot kanë rrënuar tri furra të gëlqerës në fshatrat e sipërpërmendura.

Përndryshe, djegia e gomave në ambient të hapur shkakton dëm ekologjik sepse dyoksina dhe oksidet tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.