Shënohet 17 Shkurti – Dita e Rinisë në Komunën e Shtimes
ShtimePostuar: 15:26 / 18.09.2023
Me këtë rast, kjo ditë ka filluar të shënohet të premten me Promovimin e Vullnetarizmit dhe Mobilitetit Rinor nga OJQ “Vizionida”, pastaj në Shtëpinë e Kulturës është dhënë shfaqja teatrale “Tush & Shit”, me autor Ilir Ajdini, regjisor Kastriot Saqipi, ku rolet kanë luajtur: Brahim Basha dhe Butrint Lumi.
Ndërkaq, në fundjavë në fshatin piktoresk Llanishtë janë zhvilluar aktivitete të lira në natyrë nga të rinjtë e Shtimes dhe nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve ”Ilirida”.
Ditën e fundit, më 17 shtator është mbajtur turniri në futboll të madh nga Klubi i Vajzave KFV “Prishtina” dhe në mbrëmje në Sheshin “Ahmet Shtimja” është mbajtur koncerti për të rinjtë nga Grupi “Jericho” dhe nga AKV ”Ilirida”.