Shënohet Dita Botërore e Diabetit në Shtime
Me këtë rast, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”, në Shtime për qytetarë të interesuar ka ofruar shërbime shëndetësore për të përkrahur masat e parandalimit dhe kontrollit të diabetit.
Sëmundja e diabetit është një sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak (sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave, ku sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, por që në 50 për qind të rasteve mund të parandalohet.
Aktiviteti i sotëm u mbështet nga Komuna e Shtimes, QKMF “Dr. Vezir Bajrami” dhe organizata AQH.
Ndryshe më shumë se 500 milionë njerëz aktualisht jetojnë me diabet në të gjithë botën.