Stadiumi i qytetit në Shtime po bëhet me barin e ri sintetik

ShtimePostuar: 12:04 / 28.10.2023

Ky ndryshim në stadium padyshim se është i mirëseardhur për KF "Vjosa", pasi që kushtet do të përmirësohen dukshëm.

Ky investim është duke u realizuar falë Memorandumit të Bashkëpunimit që ka Komuna e Shtimes me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Albana Fazliu ka falënderuar FFK-në për kētë investim shumë të rëndësishëm për sportistët tanë, njëherit ajo ka bërë të ditur se punimet planifikohen të zgjasin rreth gjashtë javë.

Ndërkaq, drejtori i Administratës, Valon Januzi, i cili ka kontribuar për këtë investim, ka thënë se rregullimi i këtij stadiumi  ishte më se i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në komunën tonë, në veçanti për Klubin e Futbollit "Vjosa".