Vazhdojnë punimet në ndërtimin e Bibliotekës dhe Arkivës së qytetit të Shtimes

ShtimePostuar: 00:11 / 15.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Biblioteka dhe Arkiva e qytetit kanë marrë formë

Në vazhdën e punës dinamike që po zhvillohet për ndërtimin e objektit ku për herë të parë Komuna jonë do ta ketë Bibliotekën moderne dhe Arkivën e qytetit, janë inspektuar arritjet e deritashme në procesin e ndërtimit.

Jemi të lumtur me nivelin që është arritur dhe me faktin që brenda këtij viti studentët tanë do të kenë mundësi t'i shfrytëzojnë ambientet moderne të Bibliotekës si dhe të ruhet trashëgimia institucionale e Komunës tonë.