244 fermerë përfitues nga programi i bujqësisë në Komunën e Skenderajt
SkënderajPostuar: 12:30 / 07.11.2023
“Ky është numri më i madh ndonjëherë që përfitojnë nga programi ynë bujqësor, falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Islamic Relief Kosova, në kuadër të të cilit sot janë nënshkruar kontratat me përfitues të 25 serave me nga 5 ari secili, 71 motokultivatorë, 70 përfitues të pulave dhe 78 përfitues të serave me nga 1 ari për secilin.
Një tjetër rast si ky që tregon përkushtimin tonë me angazhim të vazhdueshëm për të zhvilluar bujqësinë dhe mbështetur fermerët e vyer!” – ka shkruar kryetari Nura.