Edhe Komuna e Skenderajt përkujdeset për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës

SkënderajPostuar: 14:28 / 25.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Nura:

Me gjithë reshjet e dendura të borës gjatë natës së kaluar, në asnjë rrugë nuk paraqitet pengesë për qarkullim të lirë, madje as në ato të fshatrave të thella malore, në të cilat ekipet e mirëmbajtjes që prej orës 5 të mëngjesit e që po vazhdojnë edhe në këto çaste, janë duke bërë punën e tyre, që të mundësojnë lëvizje të lirë të automjeteve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.