Edhe Skenderaj filloi fushatën e ndërgjegjësimit lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit
SkënderajPostuar: 18:24 / 03.10.2023
Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Njësinë për të Drejtat e Njeriut – Zyra për Barazi Gjinore, kanë paraparë një sërë aktivitetesh për nder të muajit ndërkombëtar të luftës përballë kancerit.
Në kuadër të fushatës, do të organizohet edhe ecja kundër kancerit, që do të mbahet me 13 tetor nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari”.