Filloi ndërtimi i Subqendrës në Runik të Skenderajt
SkënderajPostuar: 16:29 / 13.07.2023
Kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë të tjerë të fshatrave të Bashkësisë Lokale të Runikut, ishin të pranishëm në vënien e gurthemelit të projektit për këtë subqendër, i cili ka për qëllim modernizimin e hapësirës urbanistike, me hapësira të mjaftueshme atraktive, infrastrukturë përcjellëse për biznese, aktivitet kulturorë e rinor, për të shndërruar këtë qendër në një atraksion tërheqës.