Filloi trajtimi i rrugëve brenda lagjeve “Bajraktari” dhe “Avdiu” në Klinë të Epërme
SkënderajPostuar: 19:24 / 12.10.2023
Kryetari Fadil Nura ndër të tjera tha: “Klina e Epërme është fshati i radhës i përfitimit nga buxheti publik i Komunës, në të cilën përveç punimeve në rehabilitimin e sistemit të kanalizimit të dëmtuar nga vërshimet e fundit, ka filluar edhe projekti tjetër kapital për trajtimin e rrugëve në lagjet "Bajraktari" dhe "Avdiu", dhe ku brenda pak kohe do të nisim një tjetër punë, atë për ndërtimin e trotuarit, për të lidhur këtë segment me Tërnafcin si zonë e aksit rrugor rajonal, me qëllim të rritjes së sigurisë së këmbësorëve.”