Filluan punimet në shtrirjen e gypit primar për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Qirez
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me banorët vendës, kanë mbikëqyrë fillimin e punimeve të këtij projekti të rëndësishëm, i cili ka qenë edhe premtim i Qeverisjes Nura.
Me këtë rast, kreu i Skenderajt është shprehur i lumtur që po fillon të përmbushet edhe një premtim tjetër, me gjithë vështirësitë që po përballemi për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe mungesës së projektit të Brusit, po fillojmë në Qirez projektin e ujësjellësit për këtë bashkësi lokale.
Shtrirja e gypit primar është e gjatë 72 kilometra, ndërkohë që, pasi të përfundojë projekti, furnizimi do të varet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë.