IAAP “Anton Çetta” përfituese e projektit nga Kosovo Challenge Fund (KCF) dhe German Development Bank

SkënderajPostuar: 11:03 / 22.09.2023

Njoftimi i plotë nga kjo komunë:

Superlajm për IAAP "Anton Çetta" në Skenderaj!

IAAP “Anton Çetta” në Skenderaj në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj, fituan projektin e financuar nga Kosovo Challenge Fund (KCF) dhe German Development Bank, për drejtimin Makineri, profili arsimor -  Automekanik. Kjo është një arritur e madhe, jo vetëm për shkollën, por edhe për komunën e Skenderajt. Ky projekt / donacion i fituar me vlerë prej 220,000 euro i dedikuar për makina, vegla dhe pajisje, do të ofrojë kushte mjaftë të mira për mbarëvajtjen e mësimit dual (teori – praktikë).

Meritorë për këtë projekt të fituar, janë menaxhmenti i shkollës, grupi punues, të cilët punuan me shumë përkushtim drejt realizimit të këtij projekti madhor me interes për nxënësit, mësimdhënësit si dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj.