Ka filluar asfaltimi i rrugës “Ilaz Kodra” në Skenderaj

SkënderajPostuar: 14:09 / 03.08.2023

Duke u asfaltuar kjo rrugë u transformua kështu në një pjesë urbane të modernizuar si pjesë e Bulevardit "Ilaz Kodra", i cili është zgjeruar me trotuare të gjera, ndriçim të ri publik dhe infrastrukturë përcjellëse të kompletuar.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë procesin e asfaltimit të kësaj rruge mjaft të rëndësishme brenda qytetit të Skenderajt.