Ka filluar asfaltimi në rrugët e fshatit Likoc të Skenderajt
SkënderajPostuar: 19:47 / 14.08.2023
Njoftimi i plotë:
Një premtim tjetër po përmbushet!
Rrugët në brendësi të fshatit Likoc po asfaltohen, në kuadër të projektit kapital të Komunës së Skenderajt, me punimet që nisën sot dhe që u mbikëqyrën nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Urbanizëm Driton Mulaj dhe banorët vendës.