Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e radhës të rregullt
SkënderajPostuar: 18:54 / 28.02.2024
Në këtë takim është diskutuar për çështje të sigurisë së përgjithshme, e cila u vlerësua e qetë dhe e mirë, u miratua raporti i punës i KKSB-së për vitin 2023, është miratuar plani punës për vitin aktual, si dhe është diskutuar për çështje të përdorimit të substancave narkotike.
Në këtë pikë, u konstatua se ka raste kur janë identifikuar përdorues të substancave të ndaluara, për çka organet kompetente kanë ndërmarrë veprime të duhura për të parandaluar këtë dukuri.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar sesione informuese me nxënës në shkolla, me qëllim të vetëdijesimit rreth rreziqeve që sjell përdorimi i lëndëve narkotike.