Komuna e Skenderajt ka filluar sot aktivitetet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Aktivitetet kanë filluar me një program të fëmijëve të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, i cili është shfaqur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytet.
Më pas, në palestrën “Ilaz Kodra” nxënësit e shkollave të mesme kanë zhvilluar turnirin në futboll të vogël, ndërsa aktivitetet kanë vazhduar edhe në sheshin “Adem Jashari”, ku nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” kanë mbajtur një program artistik, me këngë, valle e recitale.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, me këtë rast u ka uruar fëmijëve Ditën e Pavarësisë dhe një të ardhme të ndritur.
Aktivitetet në kuadër të shënimit të kësaj dite historike, do të vazhdojnë edhe të shtunën më 17 shkurt dhe do të nisin në ora 9 të mëngjesit.
Gëzuar të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë!