Kryetari Nura ka pritur në takim zv/shefin e Shtabit të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonel Burhan

SkënderajPostuar: 18:35 / 29.08.2023

Në takim është diskutuar gjithashtu edhe aspekti i sigurisë së përgjithshme, për çka ishte vlerësim i përbashkët se situata në Skenderaj është e qetë.

Qëllimi i këtij takimi ishte përshëndetja e lamtumirës së nënkolonelit Burhan, i cili përfundoi mandatin e tij, dhe në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, kryetari Nura i ka dhuruar Stemën e Komunës, duke e falënderuar për angazhimin e tij në të mirë të qytetarëve dhe sigurisë.