Po vazhdon zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumit "Klina"

SkënderajPostuar: 14:38 / 21.09.2023

Punimet aktualisht janë duke u zhvilluar në fshatin Klinë e Mesme, ku kompania e kontraktuar është duke bërë pastrimin dhe zgjerimin e shtratit.

Në kuadër të këtij projekti, punimet do të zhvillohen nga fshati Klinë e Poshtme në drejtim të Kuqicës, ndërkohë që më herët është trajtuar segmenti i shtratit në drejtim të Llaushës.

Kryetari Nura është shprehur se: “Po vazhdojmë me prioritet të lartë trajtimin e shtratit të Lumit “Klina”, me projektin e zgjerimit dhe pastrimit nga Klina e Poshtme në drejtim të Kuqicës, në mënyrë që të evitojmë rrezikun nga vërshimet e mundshme dhe dëmet, siç na ndodhi këtë fillimvit ku humbjet po i vuajmë sot e kësaj dite!”