Kryetari Nura nderoi Familjen Jashari në përvjetorin e 26 të sulmit të dytë
SkënderajPostuar: 10:19 / 22.01.2024
Lidhur me këtë, kryetari Nura ka shkruar:
“Sot, bashkë me drejtorët e Komunës dhe udhëheqësit e Shoqatave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj, nderojmë sakrificën e Familjes Jashari, në përvjetorin e 26 të sulmit të dytë, duke i bërë ballë edhe një herë në vazhdimësinë e aksioneve policore e ushtarake serb mbi këtë familje emblematike shqiptare!
Lavdi trimave heronj të Familjes Jashari!”