Kryetari Nura nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka
SkënderajPostuar: 14:21 / 21.02.2024
Lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Nura ka shkruar:
“Me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit të ndërtimit të çerdhes publike, afër shkollës “Anton Çetta”, e nisur të ndërtohet jashtë çdo standardi, për të vazhduar tashmë realizimin pas një procesi të riformatimit të hollësishëm të këtij projekti, duke respektuar çdo aspekt arkitektonik dhe për të kryer edhe një punë tjetër të mirë, nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët.”