Kryetari Nura nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e objektit të ri për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj
SkënderajPostuar: 16:46 / 26.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Nura:
Me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj, me qëllimin për t’u krijuar zjarrfikësve kushte të mira pune, në një objekt që do të jetë bashkëkohor.