Kryetari Nura nënshkruan Memorandum Bashkëpunim me ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çeku
SkënderajPostuar: 18:59 / 30.08.2023
Ky memorandum ka të bëjë me harmonizimin e projektit të Subqendrës në Runik me objektin e Shtëpisë së Kulturës, që ndodhet në zonën e përfshirë në projekt.
Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe Fondacioni HAJDE, pjesë e së cilës është edhe artisti nga Skenderaj, Petrit Halilaj.
Memorandumi i nënshkruar trepalësh, përveç realizimit të projektit të Subqendrës, parasheh edhe restaurimin e Qendrës së Kulturës në Runik, si objekt i trashëgimisë sonë.