Kryetari Nura priti në takim ish-ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

SkënderajPostuar: 18:21 / 06.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Nura:

Kënaqësi të mirëpres ish-ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin diskutuam kërkesën që vije nga Komuna e Tuzit, për binjakëzim me Komunën e Skenderajt, çka me kënaqësi të madhe pranova që të nisim pa humbur kohë procedurat e parapara ligjore, për binjakëzim me Tuzin e Malësisë së vëllezërve shqiptarë.