Kryetari Nura vizitoi disa biznese të financuara nga Komuna e Skenderajt
Me këtë rast, kryetari Nura dhe drejtoresha Meha-Ademi kanë vizituar pastiçerinë e Fahrije Shales e cila e ka nisur biznesin e saj të përgatitjes dhe shitjes së ëmbëlsirave, ku është shprehur e lumtur për mundësinë e ofruar nga Komuna e Skenderajt, për hapjen e veprimtarisë biznesore.
Në kuadër të vizitave që kanë pas për qëllim të mbikëqyrin për së afërmi aktivitetin e tyre ekonomik, janë vizituar edhe përfitues tjerë, si Mentor Durmishi, një metalpunues dhe Amir Hajdini programer i shërbimeve elektronike, të cilët janë përkrahur për zgjerim të kapaciteteve prodhuese përkatësisht në rritjen e shërbimeve elektronike.
Kjo përkrahje e bizneseve ekzistuese dhe start-up, falë programit të qeverisjes komunale, ku vetëm në këtë fazë janë ndihmuar financiarisht 29 biznese, është mirëpritur nga përfituesit, pasi do të ndihmohen në zhvillim të aktivitetit të tyre ekonomik dhe do të kenë mundësi të krijojnë vende të reja të punës.