Kryetari Nura vizitoi dy shkollat fillore në qytetin e Skenderajt
SkënderajPostuar: 14:12 / 06.09.2023
Vizita e kryetarit Nura bëhet në javën e parë të vitit të ri shkollor, ndërsa kishte për qëllim të shoh nga afër procesin, i cili nisi me vështirësi shkaku i mungesës së librave dhe teksteve tjera shkollore, çka ka detyruar prindërit që personalisht të merren me sigurimin e tyre.
Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të nisur mbarë viti shkollor. Në këtë kuadër, përveç angazhimeve tjera, janë rinovuar 7 objekte shkollore, ku mësimi tashmë zhvillohet në kushte shumë më të mira.