Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit
Në këtë seancë janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
- Draft-plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2024
- Plani i Punës i Ekzekutivit të Skenderajt për vitin 2024
- Propozim-vendimi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, për të hyrë në bashkëpunim komunal ndërkombëtar (binjakëzim) me Komunën e Tuzit të Malit të Zi
- Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023
- Informatë lidhur me vendimin e Kuvendit me Nr. 01-112/01-0050960/23
- Propozim-vendimi për miratim të vendimit për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim të personave fizik/juridik, për vitin 2024
- Propozim-vendimi për miratim të vendimit paraprak për ndryshim të kufirit të Zonës Kadastrale Llaushë-Skenderaj, duke bërë bashkimin e ngastrave nga ZK Llaushë në ZK Skenderaj
- Propozim-vendimi për miratim të Planit Operativ Emergjent Lokal
- Raport i monitorimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019-2023
- Miratimi i raportit përfundimtar të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit në pikat e lartcekura, dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.