Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Skenderajt
SkënderajPostuar: 11:45 / 23.01.2024
Në takimin e sotëm janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
- Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;
- Raporti i Performancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;
- Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik.
Pas diskutimeve në pikat e lartcekura, KPF-ja i ka rekomanduar Kuvendit Komunal miratimin e pikave të rendit të ditës.