Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Skenderajt
SkënderajPostuar: 14:35 / 19.09.2023
Në këtë mbledhje janë diskutuar pikat si në vijim:
- Propozim-vendimi për miratim të buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025, 2026;
- Propozim-vendim për rregullim të ndarjeve buxhetore nga një ndarje në një ndarje tjetër buxhetore deri në 5%, në kategorinë e investimeve kapitale;
- Propozim-vendim për ngritje të planit të të hyrave vetanake për vitin 2023.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, në pyetjet e parashtruara, dhe përgjigjet nga ana e Ekzekutivit, komiteti ka rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet në fund të muajit shtator.