Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt
SkënderajPostuar: 17:30 / 30.10.2023
Ky kuvend në këtë mbledhje ka diskutuar për këtë rend të ditës:
- Raporti financiar i shpenzimit të buxhetit për periudhën janar – shtator 2023;
- Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personave fizik/juridik;
- Propozim-vendim për miratim të Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore;
- Propozim-vendim për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë; dhe
- Pyetjet e këshilltarëve.
Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit dhe sqarimeve të nevojshme nga ana e Ekzekutivit, Kuvendi i ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.