Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt
Në këtë seancë janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
- Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026;
- Propozim – vendim për miratim të bashkëpunim ndër-komunal ndërmjet komunave Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Vushtrri, për menaxhim të integruar të mbeturinave;
- Propozim – vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik;
- Propozim – vendim për miratim të Rregullores për përzgjedhje të mësimdhënësit më të dalluar në Komunën e Skenderajt;
- Propozim – vendim për miratim të Planit të Veprimit për punësim të të rinjve në komunën e Skenderajt;
- Propozim – vendim për Planin për Integritet;
- Propozim – vendim për miratim të Strategjisë komunale kundër dhunës në familje
- Propozim – vendim për Riintegrim të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Skenderajt;
- Raport për përzgjedhjen e anëtarëve për formimin e komiteteve konsultative.