Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt
SkënderajPostuar: 12:25 / 31.01.2024
Në seancën e sotme janë diskutuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:
- Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;
- Raporti i Performancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;
- Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik,
- Propozim-vendim për ndarjen e 200 eurove për të porsalindurit në komunën e Skenderajt.
Tek pika e fundit, vlen të theksohet se më parë shuma si përkrahje financiare për të porsalindurit ka qenë 100 euro, kurse tani kjo mbështetje po rritet në 200.