Miratohet buxheti i Komunës së Skenderajt për vitin 2024
Para se të kalohej në pikat e rendit të ditës, me kërkesën e kryesueses Spahiu, Kuvendi ka nderuar me një minutë heshtje eprorin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupet terroriste serbe në veriun e Kosovës.
Më pas seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryetari Nura, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Kuvendit, ka thënë se buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm do të jetë një buxhet gjithëpërfshirës, me orientim zhvillimor për komunën, dhe ku përfshihen të gjitha fushat që bien në përgjegjësinë e pushteti lokal.
Në kuadër të rendit të ditës, janë miratuar edhe pikat tjera; propozim-vendimi për rregullimin e ndarjeve buxhetore nga një ndarje në një ndarje tjetër; propozim-vendimi për ngritjen e planit të të hyrave për vitin 2023; si dhe pika shtesë propozim-vendimi për miratim të organogramit të Komunës së Skenderajt.