Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik dhe mjeteve tjera të ngjashme në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj

SkënderajPostuar: 22:45 / 16.06.2023

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve në sheshin "Adem Jashari", Kryetari i komunës Fadil Nura ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të të gjitha trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave apo mopedëve me katër rrotë më sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj.

Personat që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi, do të gjobiten më bazë të ligjeve në fuqi.