Në Skenderaj zhvillohet fushata vetëdijesuese mbi shëndetin “PërSHËNDETje”
SkënderajPostuar: 15:10 / 28.08.2023
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani - Ibrahimi, kanë vizituar tendat ku janë dhënë informacione të rëndësishme mbi shëndetin, në të cilat edhe qytetarët janë informuar për faktorët që rrezikojnë shëndetin.
Qëllimi i kësaj fushate është kujdesi për shëndetin e qytetarëve, ndërsa ajo do të zhvillohet edhe në qytete tjera të Kosovës.