Në Skenderaj sot është mbajtur dëgjim buxhetor

SkënderajPostuar: 18:07 / 13.09.2024

Ky dëgjim është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, e në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, shoqëria civile dhe qytetarë.

Gjatë dëgjimit, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarët kanë parashtruar kërkesa për investime në fshatra të ndryshme të komunës, të cilat kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, kanalizim dhe sistem të ujësjellësit.

Pas këtij dëgjimi, kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen dhe varësisht nga mundësitë buxhetore dhe prioritetet, do të përfshihen në buxhetin komunal.

Komuna ka bërë gati draft-buxhetin, pas ciklit të dëgjimeve muaj më parë, dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet në fund të këtij muaji.