Në Skenderaj vihet gurthemeli për ndërtimin e monumentit në nderim të daljes për herë të parë në publik të UÇK-së
SkënderajPostuar: 15:59 / 16.09.2023
Në këtë ceremoni të vënies së gurthemelit për ndërtimin e monumentit në nderim të daljes për herë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë të UÇK-së, ish-komandantë, deputetë të Parlamentit të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë, mysafirë të ftuar dhe qytetarë të tjerë.