Nga 1 tetori fillon aplikimi i Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës në Skenderaj
SkënderajPostuar: 08:56 / 27.09.2023
Në bazë të kësaj rregulloreje, e diela do të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste.
Subjektet afariste të cilat, në bazë të kësaj rregulloreje lejohen të punojnë edhe të dielave janë: sektori i gastronomisë që përfshinë kafiteritë, restorantet, hotelerinë, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, pompat e derivateve, të cilat do të vazhdojnë të punojnë në orar të rregullt siç kanë punuar deri më tani, ndërsa nga dy pika shitjeje të derivateve janë të obliguara të kujdestarojnë 24H.
Barnatoret do të vazhdojnë kujdestarinë të dielave.