Nis asfaltimi i rrugëve brenda fshatit malor të Radishevës

SkënderajPostuar: 17:08 / 27.07.2023

Njoftimi i plotë:

Ka nisur sot në Radishevë puna në asfaltimin e rrugëve brenda këtij fshati malor, punimet e të cilës janë vizituar nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori i Urbanizimit, Driton Mulaj, ku kanë takuar edhe banorët me ç’rast kanë diskutuar për këtë projekt, i cili do të kompletojë infrastrukturën rrugore.