Nisën punimet për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, bashkë me përfaqësuesit e fshatit Arbër Geci, anëtarët e Kuvendit, Besart Rrecaj e Avdullah Geci si dhe banorët vendës, kanë qenë të pranishëm në fillimin e realizimit të projektit, i cili ka nisur afër xhamisë së fshatit Llaushë, ku do të trajtohen fillimisht dy degëzimet e fshatit, për të vazhduar faza tjetër që do të përfshijë shtratin nga Klina e Mesme deri në Kuqicë.
Qeverisja komunale i ka dhënë prioritet rregullimit të shtratit të lumit të vetëm që kemi, sikundër përgjigje e nevojshme e problemit të kamotshëm të vërshimeve, nga të cilat pësuam dëme të konsiderueshme më 19 janar të këtij viti.- thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.