Po vazhdojnë vizitat mjekësore nëpër shtëpi për pacientët e Komunës së Skenderajt
SkënderajPostuar: 15:21 / 10.10.2023
Gjatë këtyre vizitave ka qenë e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale e Komunës së Skenderajt, Rrezarta Hasani - Ibrahimi, e cila bashkë me ekipin mjekësor të QKMF-së, kanë realizuar një sërë vizitash shëndetësore tek pacientët që për shkaqe të sëmundjeve të ndryshme nuk mund të vizitojnë QKMF-në në qytet, prandaj aktiviteti në fjalë ka qëllim që shërbimi mjekësor t'u ofrohet në shtëpitë e tyre të banimit.
Vizitat mjekësore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, sipas kalendarit dhe rasteve me sëmundje kronike.