Po vazhdon pastrimi dhe trajtimi i shtratit të Lumit “Klina”
SkënderajPostuar: 19:23 / 23.10.2023
Postimi i plotë i kryetarit Nura:
Fazë pas faze nëpërmjet dy projekteve, njëri që ka në fokus pjesën e fshatrave Kuqicë, Klinë e Epërme, Klinë e Mesme, Llaushë e Tushilë, nëpër të cilat kalon rrjedha dhe tjetri që përfshin pjesën e qytetit, po vazhdon të pastrohet dhe trajtohet me kujdes shtrati i Lumit “Klina” nga mbetjet që lanë pas përmbytjet e 19 janarit, si dhe për të shmangur rrezikun nga vërshimet e mundshme, tani kur përpara kemi sezonin e të reshurave.