Po vazhdon trajtimi i lumit “Klina”, aktualisht në fshatin Tushilë

SkënderajPostuar: 18:27 / 02.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Nura:

Po vazhdojnë pandërprerë punimet që kanë për qëllim trajtimin e Lumit "Klina", me ç'rast aktualisht jemi përqendruar në fshatin Tushilë, ku përveç pastrimit të shtratit dhe zgjerimit në pjesë të caktuara, do të ndërtohet edhe muri mbrojtës me lartësi të mjaftueshme për shtëpitë afër rrjedhjes së lumit.