Promovohet ndërtimi dhe shenjëzimi i shtigjeve të ecjes përgjatë bukurive malore të Kuqicës
SkënderajPostuar: 14:34 / 16.01.2024
Kryetari Nura, ka njoftuar se ky projekt po realizohet me shenjëzimin e shtegut, ku edhe është pikënisja e këtij projekti të gjatë 22 kilometra, që po realizohet bashkë me klubin bjeshkatar Nomads, i cili përveç Kuqicës, përshkon edhe Kotorrin dhe Radishëvën, si pika të identifikuara për të zhvilluar turizmin malor, për të vazhduar me hapat tjerë në kuadër të këtij projekti, atë të ndërtimit të bujtinave mes këtyre bukurive të rralla natyrore.