QKMF në Skenderaj përfiton donacion pajisje në vlerë prej 400 mijë euro

SkënderajPostuar: 18:58 / 26.09.2023

Ky donacion është dhuruar nga shoqata Human Bridge në Suedi, ku në këtë rast kontribut të madh ka dhënë bashkatdhetari Xhafer Balaj.

Bashkatdhetari Balaj është pritur nga kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.

Për të nderuar bashkatdhetarin Balaj, kryetari Nura i ka dhuruar mirënjohje, në nderim të kontributit për këtë donacion.