Rifillojnë punimet për realizimin e projektit të Subqendrës në Runik
SkënderajPostuar: 16:45 / 22.08.2023
Ky projekt do të modernizojë qendrën e kësaj bashkësie lokale dhe do të ruajë vlerën e trashëgimisë së objektit të shtëpisë së kulturës që ndodhet brenda zonës në fjalë.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, kanë mbikëqyrë nga afër procesin e punimeve, të cilat po zhvillohen normalisht.
Kryetari Nura ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për subqendrat tjera, në Likoc dhe Qirez, premtime këto që u bënë gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2021.