Sanohen dëmtimet dhe lyhet hapësira e ndërtesës e cila u përfshi nga zjarri javën e kaluar në Skenderaj
SkënderajPostuar: 12:35 / 01.03.2024
Lidhur me këtë, kryetari Nura ka shkruar:
“Një përgjigje shumë e shpejtë nga ana jonë ndaj kërkesave të banorëve të ndërtesës në Rr. “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në qytet, për të sanuar dëmtimet dhe lyer gjithë hapësirën në 7 katet e saj, kur javën e kaluar një banesë u përfshi në zjarr, duke shkaktuar papastërti dhe gjendje jo të mirë për banorët e ndërtesës, nga tymi dhe flakët.”